Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha ka reaguar pas plaçkitjes së një banke në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë
Gjatë raportimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës në këtë Komision, Berisha tha se ka mendu që janë arrestuar gjithë kriminelët.
Më tutje ai përmendi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pram është plaçkit një bankë. E pava videon. Unë kam mendu që i kemi arrestuar krejt kriminelët, e s’keni lënë për farë. Kom mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë, por dul që e plaçkiten bankën”, tha ai.
Policia ka dhënë detaje për grabitjen në një bankë në Prishtinë, ku është thënë se tre persona e kanë kryer këtë grabitje.
Një grabitje e bankës BKT ka ndodhur në orët e mëngjesit në lagjen Dardania në Prishtinë. EO
Refuzohet apeli i Kadri Veselit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim


