Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, vizitoi sot Klubin Sportiv “Rilindja”, ku u njoh me kushtet e vështira me të cilat përballen sportistët dhe drejtorët e klubeve, raporton GazetaBlic.
Pas vizitës, Berisha theksoi se Prishtina ka nevojë për më shumë fusha, tribuna dhe hapësira të reja sportive për të mbështetur rritjen e sportit dhe zhvillimin e të rinjve.
“Sporti e ngjall qytetin, dhe këtë do ta bëjmë bashkë”, tha Berisha, duke shtuar se do të punojë për krijimin e kushteve më të mira për sportin dhe të rinjtë.
Ai e përfundoi mesazhin me një deklaratë të fuqishme: “Beka e bon!”


