Lajme

Bekë Berisha prezanton planin për Kodrën e Trimave: E pse gjithë ajo lagje është lënë anash?

10/05/2025 16:08
nga:G B

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka takuar banorët e Kodrës së Trimave, lagje që ka thënë se gjithmonë është lënë anash, raporton Gazeta Blic.

Ai bashkë me kandidatin Fadil Arifi, e kthyen vëmendjen aty ku duhet me qenë prej moti, në Kodrën e Trimave.

Berisha prezantoi planin për këtë lagje.

Postimi i tij i plotë:

E pse gjithë Kodra e Trimave është lënë anash?

Pse? A nuk janë edhe ata Prishtinë? A nuk kanë të drejta zhvillimi?

Sot, Beka bashkë me kandidatin Fadil Arifi, e kthyen vëmendjen aty ku duhet me qenë prej moti, në Kodrën e Trimave.

Beka para të pranishmëve prezantoi planin e tij:

Koeficient ndërtimi i barabartë me të gjitha lagjet tjera të Prishtinës.

Zonë industriale për biznese, që të rinjtë e lagjes të mos largohen, po me punu e me ndërtu jetën këtu.

Zhvillim urban që sjell jetë, jo vetëm ndërtime.

Për Kodrën e Trimave duhet me u bo shumë!

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon