Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka shpallur mesazhin e tij të fortë për zgjedhësit, duke theksuar se “numri 8” është ai që do të ndryshojë gjithçka, raporton GazetaBlic.
Ai e përshkruan numrin 8 si simbol të simetrisë dhe harmonisë, duke theksuar se detyra e deputetëve është të bashkojnë pjesët e ndara të shoqërisë.
Beka theksoi se është i njohur për qasjen e tij origjinale dhe të ndryshme në Kuvendin e Kosovës dhe shprehu dëshirën për të vazhduar të përfaqësojë popullin e Kosovës.
“Beka nuk është një kandidat, ai është zgjedhja e popullit”, përfundoi ai.
E plotë:
Ky është numër që ka me ndryshu gjithçka!
Po, po – numri 8!
E pse mos me ia lanë në dorë njerëzve që kanë vizion për të ardhmen?
Elementi 8 është oksigjeni. Rastësi? S’di, aty vendosni ju…
Numri 8 është i njohur për simetrinë e tij të përsosur, duke përfaqësu një lidhje harmonike midis dy pjesëve të ndara. E detyrë e secilit deputet është me i bashku pjesët e ndame.
Më kanë thanë që jam njani prej zanave ma origjinal në Kuvendin e Kosovës, më kanë thanë që shprehna ndryshe. Po ndryshe është mirë, shumë mirë madje…
Unë kisha me qenë shumë i lumtur me ju përfaqësu prapë secilit prej juve.
Beka nuk është një kandidat, ai është zgjedhja që bën populli!