Lajme

Bekë Berisha: Nuk mbahet mend të ketë pasur ndonjëherë korrupsion më të madh se në Qeverinë Kurti

10/19/2024 12:32
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, në një intervistë për GazetaBlic, thotë se në këtë qeveri ka shumë të arrestuar, ku shton se nuk mbahet mend të ketë pasur ndonjëherë korrupsion më të madh se në qeverinë Kurti.

Berisha tutje fton minsitrin Maqedoncin, Shemsi Sylën dhe Gafurr Dugollin, që të japin dorëheqje dhe mos ta dëmtojnë më tutje ushtrinë e Kosovës.

“Ka të arrestuar plot në këtë qeveri, nuk mbahet mend të ketë pas najherë korrupsion më të madh. Nuk mund ti mshefin cdo herë, drejtësia vonon por dikur zbatohet. Zotri Maqedonci, Shemsi Syla dhe Gafurr Dugolli, të japin dorëheqje dhe mos të dëmtojnë më tutje ushtrinë e Kosovës. Këta që e kanë pru ushtrinë në këtë gjendje i ftoj me zbatu rezulutën, me zgjedh problemin e ushqimit dhe me dal. Lajmi se po proklamohet se është zgjedh problemi me ushqim në FSK, kjo nuk është e vërtet kjo vazhdon edhe sot dhe është më keq se ditën e parë”, u shpreh Berisha për GazetaBlic.