Lajme

Bekë Berisha nga sheshi Skënderbeu- Dhurata më e bukur është solidariteti!

12/18/2025 14:20
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për deputet me numër 4, Bekë Berisha, së bashku me bashkëpartiakë ka vizituar shtëpizat e vendosura në sheshin ‘Skënderbeu’.

Berisha aty ka takuar kampionin Enver Idrizi ku tha se i njëjti të gjitha mjetet e fituara për 40 ditë do t’i ndaj për fëmijët dhe familjet në nevojë.

Ai potencoi se ‘dhurata më e bukur është solidariteti’.

“Sot e vizituam dhe shijuam produktet që ofrohen aty duke parë nga afër këtë iniciativë fisnike. Ju ftojmë ta vizitoni edhe ju dhe mbi të gjitha, të gëzoni dikë për festat e fundvitit.Sepse dhurata më e bukur është solidariteti” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: