Kandidati i AAK-së për deputet me numër 4, Bekë Berisha, së bashku me bashkëpartiakë kanë mbajtur sot tubim në Istog.
Berisha tha se sot qëndruan në mesin e qytetarëve të Istogut me komunikim të drejtpërdrejtë dhe pa formalizma.
Ai potencoi se angazhimi i tij mbetet i pandryshuar ‘krah qytetarëve, me përgjegjësi dhe përkushtim sot, nesër dhe gjithmonë’ raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot, në Istog,
Në mesin e qytetarëve, me komunikim të drejtpërdrejtë dhe pa formalizma.
U prezantuan kandidatet për deputet: Hidajete Maksutaj, Gani Dreshaj, Prek Prekaj, Avni Gashi dhe Dritan Bajramaj, përfaqësues të kësaj zone, me njohje reale të sfidave dhe nevojave të vendit.
Istogu është pjesë e formimit tim njerëzor dhe profesional.
Angazhimi im mbetet i pandryshuar: krah qytetarëve, me përgjegjësi dhe përkushtim sot, nesër dhe gjithmonë.
#BekeBerisha #Istog #Vendlindja #AAK #Bek4 Beka4x4


