Bekë Berisha, kandidati për deputet me numër 8 nga radhët e AAK-së ishte sot në tubim me qytetarët e Fushë Kosovës.
Berisha bashkë me kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e AAK-së, prezantuan programin e tyre 4-vjeçar të partisë, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Bekë Berishës:
“Sonte, në një tubim të madh dhe shumë të rëndësishëm që u mbajt në sallën e sporteve të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, Bekë Berisha, së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e AAK-së, prezantuan programin e tyre 4-vjeçar të partisë.
Gjatë këtij takimi, Bekë Berisha dhe kolegët e tij patën mundësinë të zhvillojnë biseda të hapura me qytetarët.
Fushë-Kosova është një nga zonat më të rëndësishme të Kosovës, dhe është e qartë se çdo hap përpara që bëhet aty ka ndikim jo vetëm në nivel lokal, por edhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të vendit.
8 herë të falemnderit Fushë-Kosovë! 8️⃣”, shkruan Berisha.
/GazetaBlic