Lajme

Bekë Berisha në “Terrastone”, në mesin e zhurmës së makinave dhe mjeshtrisë së dorës njerëzore, ai e pa nga afër një realitet tjetër të punës

09/21/2025 20:09
nga:G B

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, vizitoi kompaninë “Terrastone”, raporton Gazeta Blic.

Në mesin e zhurmës së makinave dhe mjeshtrisë së dorës njerëzore, ai e pa nga afër një realitet tjetër të punës, një kompani që punon fort, që krijon bukuri prej guri, dhe që ka kapacitete të mëdha për zhvillim.

Postimi i tij i plotë:

Zhurmë makinash, shkëndija hekuri, gdhendje guri…

Sot, Beka u prit me buzëqeshje nga Ujkani në kompaninë “Terrastone”.

Për pak çaste: mermeri, graniti e gurët natyralë e hutuan Bekën, me siguri ka qenë tu mendu ku me ua gjetë vendin në shtëpinë e tij.

Në mesin e zhurmës së makinave dhe mjeshtrisë së dorës njerëzore, Beka pa nga afër një realitet tjetër të punës, një kompani që punon fort, që krijon bukuri prej guri, dhe që ka kapacitete të mëdha për zhvillim.

Kompanitë e tilla janë art, mjeshtëri, fuqi vendore… andaj duhet bo shumë për to!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon