Fshati Rakosh e priti sonte, kandidatin e AAK-së për deputet, Bekë Berishën, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit, ata patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me banorët dhe të prezantonin programin e partisë.
Beka theksoi se nevojat e fshatrave, veçanërisht në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe mbështetje për bujqësinë, kërkojnë angazhim dhe investime të shpejta për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.
E plotë:
Fshati Rakosh e priti Bekën sonte!
Banorët e fshatit Rakosh u mblodhën sonte në një atmosferë të ngrohtë për të pritur Bekën dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky takim ofroi mundësinë që përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë, Beka dhe të tjerët të diskutonin me banorët e fshatit dhe të prezantonin disa nga pikat kyçe të programit të përgjithshëm të partisë.
Nevojat e banorëve në fshatrat tanë janë të shumta dhe kërkojnë angazhim dhe veprime konkrete në shumë aspekte të jetës së përditshme. Fshatrat, që janë zemra e bujqësisë dhe prodhimit në vend, kanë nevoja urgjente për përmirësim të infrastrukturës, zhvillim të mundësive për arsim dhe shëndetësi, si dhe mbështetje të vazhdueshme për bizneset dhe bujqit. Pa investime të vazhdueshme dhe masa të shpejta, zhvillimi i fshatrave do të ngadalësohet dhe humbjet do të jenë të mëdha.
8 herë faleminderit, Rakosh!