Lajme

Bekë Berisha në Mitrovicë: Ky qytet është një thesar shtetëror, stabiliteti i saj është stabiliteti i vendit!

01/24/2025 17:03
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka viztuar sot Mitrovicën.

Berisha tha se çdo vizitë në Mitrovicë ka një karakter të veçantë, sepse qytetarët e saj janë luftarakë dhe atdhedashës .

Ai tha se ky qytet është një thesar shtetëror dhe stabiliteti i saj është stabiliteti i vendit.

“Mitrovica është një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, dhe është thelbësore të punojmë për zhvillimin e saj. Pozita strategjike e rrethinës së Mitrovicës, është një pasuri e madhe për rajonin. Ky qytet është një thesar shtetëror, dhe stabiliteti i saj është stabiliteti i vendit” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Bekë Berisha në këto zgjedhje kandidon me numrin 8.

Postimi i plotë:

Mitrovica historike e priti Bekën! 8️⃣

Çdo vizitë në Mitrovicë ka një karakter të veçantë, sepse qytetarët e saj janë luftarakë, atdhedashës dhe gjithmonë kanë dëshmuar përkushtimin e madh ndaj qytetit dhe vendit të tyre. Sot, ata mirëpritën Bekën dhe ekipin e tij, të cilët prezantuan planin e tyre katërvjeçar.

Mitrovica është një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, dhe është thelbësore të punojmë për zhvillimin e saj.

Pozita strategjike e rrethinës së Mitrovicës, është një pasuri e madhe për rajonin. Ky qytet është një thesar shtetëror, dhe stabiliteti i saj është stabiliteti i vendit.

Me gjithë këto pasuri dhe mundësi, është koha që të punojmë më shumë për Mitrovicën, të zhvillojmë dhe ta bëjmë sa më të fortë.

Mitrovica ka nevojë për ne, dhe secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në këtë proces.

E ardhmja e Mitrovicës varet nga angazhimi dhe përkushtimi i të gjithëve!

#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha