Lajme

Bekë Berisha: Me punë, guxim dhe vendosmëri, e largojmë këtë të keqe që po e mban vendin peng – Koha e heshtjes ka përfunduar

12/19/2025 20:57
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, sonte ishte në takim me qytetarë të Zahaqit, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se mesazhi ishte i qartë, se vetëm me punë, guxim dhe vendosmëri, e largojmë këtë të keqe që po e mban vendin peng.

Postimi i plotë:

Në Zahaq, bashkë me kandidatët për deputet të kësaj komune.

Mes njerëzve tanë, sy më sy, pa barriera, pa premtime boshe.

Mesazhi ishte i qartë: vetëm krah për krah, me punë, guxim dhe vendosmëri, e largojmë këtë të keqe që po e mban vendin peng. Koha e heshtjes ka përfunduar.
Krah Pejës.

Krah kandidatëve dhe qytetarëve të saj.

Krah teje.

#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4