Lajme

Bekë Berisha me banorët e Mramorit, ia tregojnë problemet: S’kanë sistem të ujit të pijshëm, s’ka kanalizim, transporti problem, mungon ndriçimi publik

09/09/2025 16:06
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar banorët e fshatit Mramor të Prishtinës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se banorët kanë treguar se banorët e kanë treguar se “jetojnë mbi ujë, po s’kanë sistem të ujit të pijshëm. S’ka kanalizim. Transporti problem. Ndriçimi publik mungon. Palestra nuk funksion si duhet. Ambulanta mezi funksionale”.

Postimi i tij i plotë:

Çka ka me u bo n’Mramor?

Fshatrat tonë janë t’mrekullueshëm, me natyrë që s’ka nevojë për filtera, e me njerëz që t’presin me zemër. Sot Beka, bashkë me asamblistët Florim Sefa, Halil Gashi, Visar Ballovci dhe Endrit Gashi, vizituan familjen e Faton Gashit dhe u takuan me banorët e Mramorit.

Çka i treguan banorët Bekës? Jetojnë mbi ujë, po s’kanë sistem të ujit të pijshëm. S’ka kanalizim. Transporti problem. Ndriçimi publik mungon. Palestra nuk funksion si duhet. Ambulanta mezi funksionale.

Duhet me u bo shumë për Mramorin!