Lajme

Bekë Berisha kritikon gjendjen me mbeturinat në Prishtinë: Kryeqyteti po mbytet në papastërti

09/04/2025 21:17
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj situatës së rënduar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se sa herë që Komuna dhe kompania “Pastrimi” nuk arrijnë marrëveshje për pagesat, mbeturinat nuk pranohen në deponinë e Mirashit dhe përfundojnë në zemër të qytetit, përballë objektit të zjarrfikësve.

Sipas Berishës, kjo situatë po shkakton erë të rëndë, papastërti dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve. Ai e përshkroi gjendjen në Prishtinë si “përtej së jashtëzakonshmes”.