Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, thotë se Kosova ka shumë probleme, ku shton se çdo ditë që vonohemi ato bëhen më të mëdha dhe më të vështira.
Berisha thotë se tani është koha që këto probleme ti zgjidhim bashkë.
Postimi i plotë:
Kosova ka shumë probleme. Shumë.
Disa prej tyre nuk presin, kanë orar, kanë afat, kanë kosto. Çdo ditë që vonohemi, problemet bëhen më të mëdha, më të shtrenjta, më të vështira. Këto probleme nuk zgjidhen vetë. Por është koha t’i zgjidhim bashkë.

