Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, mbrëmë ka zhvilluar një takim në Kolovicë organizuar nga kandidati për Asamble, Florim Sefa.
Berisha ndau me qytetarët vizionin dhe planin e tij për zhvillimin e kësaj lagjeje me histori, dhe mbi të gjitha, dëgjoi zërin e banorëve, aty ku gjithçka fillon.
“Kolovica i tha ‘po’ programit të Bekës dhe nuk do të jetë më një lagje e harruar.Kolovica ka nevojë për më shumë dhe duhet me u bo më shumë” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Kolovica pjesa e vjetër e qytetit!
Mbrëmë në Kolovicë u mbajt një takim i veçantë, i organizuar nga kandidati për Asamble, Florim Sefa.
Beka ndau me qytetarët vizionin dhe planin e tij për zhvillimin e kësaj lagjeje me histori, dhe mbi të gjitha, dëgjoi zërin e banorëve, aty ku gjithçka fillon.
Kolovica i tha ‘po’ programit të Bekës dhe nuk do të jetë më një lagje e harruar.
Kolovica ka nevojë për më shumë dhe duhet me u bo më shumë.
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


