Kandidati i AAK-së për deputet Bekë Berisha, ka takuar qytetarët e Kaçanikut, raporton GazetaBlic.
Berisha tha se biseduan për sfidat e vendit dhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe çfarë duhet bërë për të ardhmen e vendit.
“Kaçaniku historik, Kaçaniku i guximit, na priti sot me krenarinë që i ka hije .është e pamundur të shkelësh në këtë qyet pa ndier peshën e madhe të historisë dhe hapin e guximshëm të 7 shtatorit 1990 kur u shpall Kushtetuta e Kaçanikut, që ishte themeli i Republkës së Parë të Kosovës”-ka shkruar ai në Facebook.
“Me qytetarët folëm hapur për sfidat e vendit tonë dhe për zgjedhjet e rëndësishme që duhet bërë për të ndërtuar të ardhmen tonë”.
Postimi i plotë:
Kaçaniku historik, Kaçaniku i guximit, na priti sot me krenarinë që i ka hije. Është e pamundur të shkelësh në këtë qytet pa ndier peshën e madhe të historisë dhe hapin e guximshëm të 7 shtatorit 1990 kur u shpall Kushtetuta e Kaçanikut, që ishte themeli i Republikës së Parë të Kosovës.
Kaçaniku është vend i njerëzve të mëdhenj. Edhe sot, në takimin tonë e dëshmuan sërish shpirtin e tyre luftarak. Me qytetarët folëm hapur për sfidat e vendit tonë dhe për zgjedhjet e rëndësishme që duhet bërë për të ndërtuar të ardhmen tonë.
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


