Bekë Berisha ka njoftuar se Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar rendi i ditës dhe procesverbali i takimit të kaluar, ndërsa është diskutuar edhe për Planin e punës për sesionin pranveror 2026.
Berisha theksoi se në këtë plan janë përcaktuar prioritetet me qëllim forcimin e një mbikëqyrjeje më efikase dhe më transparente të punës së agjencisë.


