Lajme

Bekë Berisha jep detaje për kandidaturen e tij tregon për problemet me të cilat do merret

06/11/2025 23:30
nga:Y I

Bekë Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së.

Ai ka folur në “Pressing” për kandidaturën e tij.

Si prioritet Berisha përmendi çështjen e komunikacionit, menaxhimit të mbeturinave, sigurisë në shkolla, sigurisë së publike.

“Jemi duke e përpilim një program, njëherë duma me u nis me disa punë praktike me dhënë kontributin tonë e që një prej elementeve është dhe tollovia në komunikacion që nuk është veç problem për neve po për krejt qytetarët, mbeturinat që u bë problem i madh, siguria nëpër shkolla fillore, mesme, siguria tërësi rendi publik, narko-dilerat, konsumi i lëndëve narkotike nga fëmijët”, tha ai.

Berisha përmendi edhe “shaktet rrafsh me tokë”, një deklaratë e tij që ishte bërë virale sesi “vetëm në Kosovë shaktet nuk janë rrash me tokë”.