Lajme

Bekë Berisha i kërkon Konjufcës të heqë produktet serbe nga byfeja e Kuvendit (VIDEO)

11/19/2021 12:40
nga:Gazeta Blic

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha i kërkoi kryeparlamentarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në byfenë e Kuvendit të largohen.

Berisha, në seancën e sotme, ia ka vendosur një produkt serb, një pije, Konjufcës tek ulësja. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit Albin Kurti.

Berisha i tha KosovaPressit se nga Konjufca kërkoi që të mos lejojë të shërbehet ky produkt, meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.

“Në byfe të Kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Glauk Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e trojeve shqiptare”.