Lajme

Bekë Berisha: Hani i Elezit është qyteti i punës – qytet kufiri që nuk ndan, por lidh

12/18/2025 16:57
nga:G B

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka takuar qytetarët e Hanit të Elezit, raporton Gazeta Blic.

“Mes Sharrit dhe rrugëve që lidhin Kosovën me botën, Hani i Elezit ka ndërtuar identitetin e vet mbi punëtorinë, disiplinën dhe besimin në vlera reale. Një qytet i vogël në përmasa, por i madh në kontribut”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Hani i Elezit është qyteti i punës.

Qytet kufiri që nuk ndan, por lidh.

Këtu fjala peshon, puna respektohet dhe njerëzit kanë vendosur të ecin përpara me dinjitet.

Mes Sharrit dhe rrugëve që lidhin Kosovën me botën, Hani i Elezit ka ndërtuar identitetin e vet mbi punëtorinë, disiplinën dhe besimin në vlera reale.

Një qytet i vogël në përmasa, por i madh në kontribut.

Krah për krah me Bilall Bushin, kandidat i kësaj ane, ecim përpara, me njerëzit, për Hanin e Elezit, për ekonomi dhe zhvillim.

Krah Hanit të Elezit. Krah njerëzve të punës.

#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4