Lajme

Bekë Berisha: Disa po i thonë dikujt “babë”, por ata janë minorë – mërgata do të votojë për së mbari

12/25/2025 13:04
nga:G B

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka thënë se mërgimtarët do të votojnë për ta nxjerrë Kosovën nga kurthi në të cilin është.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se është numër i vogël i atyre që i thonë dikujt babë, por që beson se mërgata do të votojë për së mbari.

“E di që është një fluks i madh i vëllezërve dhe motra që vijnë tash mërgimtarë, kanë insistuar shumë disa për, por kësaj radhe s’do t’iu dalë ashtu. Kam qenë në Evropë në disa takime si shef i shtabit, besoj se këtë herë ata do të vijnë të ndihmojnë Kosovën për ta nxjerrë prej kurthit, me i tejkaluar inatet, kësaj radhe populli i Kosovës s’do të votojë për inate por për prosperitet, për të ecur përpara dhe e kam një ndjenjë shumë të mirë që mërgimtarët do të ndihmojnë për të dalë nga kjo situatë pus, prej armiqësive të mëdha, prej ndarjeve të mëdha, etiketimeve dhe do ta tregojnë fytyrën e vërtetë vëllezërit e motrat tona që vijnë nga mërgimi, të na ndihmojnë të dalim nga ky kurth. I shohim njerëzit që provojnë prapë të bëjnë përçarje, t’i thonë babë dikujt se fort ngushtë kishin qenë, mirëpo ata janë minorë në raport me intelektualët, njerëzit, biznesmenët dhe njerëzit që vijnë dhe i kuptojnë këto rrethana dhe i kuptojnë dëmet që kjo qeveri ia ka bërë Kosovës për 5-6 vite. Unë pres ndryshim, pres që ata do të votojnë për së mbari”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se ata e dinë si të votojnë dhe se ai vet nuk do të shkonte për të votuar në ndonjë shtet evropian e për t’u treguar se kë ta votojnë.

“Sa i përket mërgimtarëve edhe njëherë, unë nuk mendoj të shkoj të loboj në shtetet ku ata jetojnë, sepse ata e dinë kë të votojnë, s’mendoj të shkoj ta gjej një Dimal Basha me ua votuar Shtutgartit, ata i dinë vetë punët por duhet kuptuar saktë se çka ka nevojë Kosova e jo të sjellin artificialisht probleme e përçarje sepse nuk ia kemi me borxh askujt, ne po i rrisim fëmijët këtu, duhet krijuar normalitet e siguri fillimisht e pastaj të konkurrojmë me programe që të kemi zhvillim në vend”, ka deklaruar kandidati i AAK-së për deputet./Gazeta Blic/