Lajme

Bekë Berisha: Dimal Basha është prodhim i jemi

10/08/2025 21:49
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me votimin e Dimal Bashës për kryeparlamentar.

Ai u shpreh se votën për të e ka dhënë për t’ia prishur planet Albin Kurtit, derisa tha se Dimal Basha është prodhim i tij.

“Kur ka dalur Dimal Basha, ka dalur për të mos u votuar, ai e ka qit atë për mos me u votu. Aty kam vepruar, se kam dashur t’ia prish planin. E votuam, tash e kemi atë rezultat”.

“Z.Basha e votova për shkak se doja të dilja prej asaj rrugë që donte ta diktonte ai. Edhe ia kemi prish planet. Herën e parë e kam votuar unë, Dimal Basha është prodhim i jemi herën e parë edhe Arben Gashi. E kam votuar herën e parë, por e kam votuar edhe të dytën pastaj”, u shpreh tutje Berisha.