Lajme

Bekë Berisha: Deputetët duhet të jenë zëri i qytetarëve dhe avokatë të interesave të tyre

01/26/2025 13:28
nga:G C

Kandidati për deputet i AAK-së me numrin 8, Bekë Berisha, ka theksuar se deputetët duhet të jenë avokues të interesave dhe zëri i qytetarëve që i përfaqësojnë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se është detyrë e çdo deputeti që ta justifikojë besimin e dhënë nga votuesit, duke u angazhuar për projekte dhe politika që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Sipas Berishës, deputetët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe duhet të punojnë për mirësinë e tyre.