Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, ka mbajtur takim me qytetarët e Banjës, raporton Gazeta Blic.
“Banja e Pejës, një qytezë e njohur për potencialin e saj të lartë turistik, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të reja. Fokusimi në përkrahjen e bizneseve lokale dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët do të ndihmonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Angazhimi i sektorit privat shihet si një aleat kyç në këtë proces, duke luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së komunitetit”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Çfarë dite! Çfarë energjie! E lodhjen “Leja Bekës”!
Pas një numri të madh vizitash, destinacioni i radhës ishte Banja e Pejës, ku Beka, i shoqëruar nga kandidatët e tjerë për deputetë, u pritën nga banorët lokalë.
Banja e Pejës, një qytezë e njohur për potencialin e saj të lartë turistik, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të reja. Fokusimi në përkrahjen e bizneseve lokale dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët do të ndihmonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Angazhimi i sektorit privat shihet si një aleat kyç në këtë proces, duke luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së komunitetit.
8 herë faleminderit Banjë!
#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha