Sporti

Bekaj: Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, na është hedhur poshtë djersa

05/25/2023 19:15
nga:Mergim Rreci

Gara e jashtëzakonshme për titullin kampion në Shqipëri ka marrë kthesë tjetër.

Tirana ka barazuar sot me Bylisin dhe me fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit, ‘Demat e Kuq’ kanë kaluar në vendin e parë edhe pse të dy skuadrat kanë pikë të barabarta, kjo për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, e çuditshme ishte penalltia e akorduar nga gjyqtari për skuadrën e Bylisit, atje ku kishte kontakt shumë të lehtë mes mbrojtësit të Tiranës dhe sulmuesit kundërshtar.

Pas ndeshjes, portieri i Tiranës, Visar Bekaj ishte shumë i pakënaqur, duke thënë se titulli kampion tani është një gjë e pamundur dhe se u hedhur poshtë djersa e gjithë kampionatit.

“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë. Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare. Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën. Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, tha Bekaj pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/