Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka mbajtur takim me qytetarët e Skenderajt, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ata u kanë dhënë mesazh se Kosova meriton më shumë.
“Këta janë njerëz që nuk mashtrohen me slogane. Ata kërkojnë veprime, vendime dhe një vizion që i shërben vendit, jo interesave të ngushta. Takime si ky na e rikujtojnë pse jemi në terren dhe pse kjo rrugë është e domosdoshme”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Energji e vërtetë, mbështetje e sinqertë, njerëz që nuk duan fjalë, por drejtim.
Sot bashkë me kandidatin për deputet, Feriz Shala ishim në një takim me banorët në Skenderaj, të cilët na dhanë një mesazh të qartë: Kosova meriton më shumë.
Këta janë njerëz që nuk mashtrohen me slogane. Ata kërkojnë veprime, vendime dhe një vizion që i shërben vendit, jo interesave të ngushta. Takime si ky na e rikujtojnë pse jemi në terren dhe pse kjo rrugë është e domosdoshme.
Beka s’ndalet.
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


