Showtime

“Beka ka 35 vite karrierë”, Lugati, Stresi dhe Edoni diskutojnë se kush do të largohet nga shtëpia

12/22/2022 21:07
nga:G B

Banorët e shtëpisë së madhe të Big Brother Vip Kosova , Stresi , Lugati dhe Edoni kanë diskutuar se kush do të largohet nga shtëpia.

Lidhur me temën në fjalë, Lugati ka vlerësuar karrierën jetëgjatë të MC Bekës.

“Beka ka 35 vite karrierë , unë mendoj që më i miri do të vazhdojë” , ka thënë Lugati.

Ndërsa Stresi dhe Edoni nuk u pajtuan me mendimin që karriera e MC Bekës do të ndikojë në qëndrimin e tij brenda.

“Kjo është në mes MC Bekës dhe Xhulit , nëse nuk do të ik do të fuqizohet shumë“, ka thënë Stresi duke folur për MC Bekën.

Të nominuarit e kësaj jave janë – MC Beka, Shota, Xhuli dhe Lugati.