Xhiro e 32-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar starton të shtunën më 1 maj, teksa na presin tri sfida tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com.
Në duelin kryesor të ditës ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kryeqytetas Alban Shala, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët Granit Hyseni dhe Meriton Berisha. Ilir Mehmeti do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Drejtësia i është besuar Mervan Bejtullahut në ndeshjen më të nxehtë të javës. Gjyqtari më i mirë në vend do ta gjykojë duelin ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet në fundjavë.
Bejtullahu do ketë në krah asistentët Visar Kelmendi dhe Arnold Bicaj, ndërsa Dardan Çaka do jetë gjyqtar i katërt.
Delegimet e plota të xhiros:



