Fiknete Bejta, kandidate e LDK-së për deputete me numrin 69, së bashku me kolegët ka vizituar klubin e futbollit “Flamurtari”, një nga klubet më të vjetra dhe me numrin më të lartë të trofeve të fituar në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Ajo e vlerësoi “Flamurtarin” si një ikonë të sportit të kryeqytetit dhe e cilësoi historinë e këtij klubi si një trashëgimi kulturore të rëndësishme.
Bejta theksoi se Qeveria e Kryeministrit Abdixhiku ka plane konkrete për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe ndërkombëtarizimin e sportit dhe talentëve të Kosovës.