Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka zhvilluar takim me mbështetësit dhe aktivistët e LDK-së në Mramor.
Bejta në këtë takim ka qenë së bashku me kolegun e saj Xhafer Gashi.
Ajo tha se kanë gjetur një entuziazëm të veçantë për ta mbështetur LDK-në me Kryeministër Lumir Abdixhikun.
“Është kthyer shpresa dhe është kthyer vullneti për të punuar mbarë e mirë në një kohë kur jetesa është bërë me e vështirë se kurdoherë” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në një takim me mbështetësit dhe aktivistët e LDK-së në Mramor, ku bashkë me kryetarin e Obiliqit, z. Xhafer Gashi gjetëm një entuziazëm të veçantë për ta mbështetur LDK-në me Kryeministër Lumir Abdixhikun.
Është kthyer shpresa dhe është kthyer vullneti për të punuar mbarë e mirë në një kohë kur jetesa është bërë me e vështirë se kurdoherë.
#Lumir2025
#FikneteBejta69
#BëhuNdryshimi
#LDK