Fiknete Bejta, kandidate për deputete nga LDK, ka ndarë vizionet dhe energjinë që i frymëzojnë për të sjellë ndryshim, në emisionin “Darka e deputetëve”, raporton Gazeta Blic.
“Gjatë kësaj bisede frytdhënëse, pata mundësinë të prezantoj objektivat e mia si kandidate për deputete të LDK-së – partisë që, sipas parashikimeve, do të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, me Kryeministrin Abdixhiku në krye”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Në atmosferën festive të emisionit “Darka e Deputetëve”, pata kënaqësinë të jem e ftuar bashkë me koleget e mia që garojnë për Kuvendin e Kosovës në këto zgjedhje. Biseduam me entuziazëm për garën dhe përkushtimin tonë ndaj politikës, duke ndarë vizionet dhe energjinë që na frymëzojnë për të sjellë ndryshim.
Gjatë kësaj bisede frytdhënëse, pata mundësinë të prezantoj objektivat e mia si kandidate për deputete të LDK-së – partisë që, sipas parashikimeve, do të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, me Kryeministrin Abdixhiku në krye.