Lajme

Bejta: Përurimi i Monumentit Përkujtimor kushtuar të rënëve në Masakrën e Janarit të vitit 1921 do të bëhet më 11 janar

01/07/2025 20:02
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka njoftuar se përurimi i Monumentit Përkujtimor kushtuar të rënëve në Masakrën e Janarit të vitit 1921 do të bëhet më 11 janar 2025, në orën 12:00, në Prapashticë.

Bejta thotë se tubimi përkujtimor, në shënimin e 104-vjetorit të njërit prej krimeve më të rënda të shekullit XX, të kryer nga Serbia, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

“Pjesëmarrja juaj madhëron këtë tubim dhe i jep peshë kujtimit për ata që u flijuan për këtë tokë” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

FTESË

Qytetarë të nderuar,
Ju njoftojmë se përurimi i Monumentit Përkujtimor kushtuar të rënëve në Masakrën e Janarit të vitit 1921 do të bëhet më 11 janar 2025, në orën 12:00, në Prapashticë.

Tubimi përkujtimor, në shënimin e 104-vjetorit të njërit prej krimeve më të rënda të shekullit XX, të kryer nga Serbia, do të mbahet nën përkujdesjen e

Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Perparim Rama

Pjesëmarrja juaj madhëron këtë tubim dhe i jep peshë kujtimit për ata që u flijuan për këtë tokë.

Me respekt,
Këshilli Organizativ