Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka qëndruar për vizitë në lagjen Ugri të fshatit Grashticës.
Bejta tha se u pritën për vizitë nga familja e madhe Krasniqi, ku diskutuam gjerësisht rreth investimeve dhe politikave të nevojshme që duhet të nisin nga qeveria e re në këto anë.
“Entuziazmi i tyre për ndryshim vjen jo vetëm nga nevoja, por edhe nga dëshira për të parë në qeveri kryeministër e ministra që shohin kah e ardhmja e progresi, dhe jo më kah e kaluara dhe ngecja” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në lagjen Ugri të fshatit piktoresk e të bukur të Grashticës, na pritën për një vizitë anëtarë nga familja e madhe Krasniqi, ku diskutuam gjerësisht rreth investimeve dhe politikave të nevojshme që duhet të nisin nga qeveria e re e Kryeministrit Abdixhiku në këto anë.
Entuziazmi i tyre për ndryshim vjen jo vetëm nga nevoja, por edhe nga dëshira për të parë në qeveri kryeministër e ministra që shohin kah e ardhmja e progresi, dhe jo më kah e kaluara dhe ngecja.
Faleminderit për pritjen të gjithëve, veçanërisht Fiknetes e Besimit!
#Netja69
#Lumir2025
#BëhuNdryshimi
#LDK124


