Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, thotë se janë regjistruar mbi 100 mijë votues nga mërgata, ku 40 mijë janë mbështetës të LDK-së, që e kërkojnë ndryshimin e madh në Kosovë.
Ajo thotë se mërgata është mbështetja ku Kosova gjen ndihmën në ditët e saj të vështira.
Postimi i plotë:
Mbi 100 mijë votues të regjistruar nga mërgata, prej të cilëve mbi 40 mijë mbështetës të LDK-së që e kërkojnë ndryshimin e madh në Kosovë.
Mërgata gjithmonë ka qenë dhe është mbështetja ku Kosova gjen ndihmën në ditët e saj të vështira. Edhe sot, mërgata jo vetëm mbështetëse, por edhe lojtar i rëndësishëm në proceset politike të vendit.
Faleminderit secilit votues në mërgatë që do të marr pjesë në këtë proces zgjedhor dhe faleminderit edhe më shumë secilit votues në mërgatë që do ta mbështesë LDK-në në këtë proces kaq të rëndësishëm zgjedhor më 9 shkurt.
#Lumir2025
#FikneteBejta69
#BëhuNdryshimi
#LDK