Lajme

Bejta: LDK-ja është garancë që përfaqësohet nga kryeministri Abdixhiku

01/30/2025 13:44
nga:Genita C

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fiknete Bejta, ka kërkuar mbështetje për partinë dhe ndryshimin që do të sjellin pas 9 shkurtit, gjatë një aktiviteti në lagjen ku ka kaluar fëmijërinë e saj, raporton GazetaBlic.

Ajo falënderoi Nëndegën Mati 2 të LDK-së për pritjen e ngrohtë dhe Pëllumbin për ftesën dhe organizimin.

Bejta theksoi se përfaqësimi i lagjes dhe i Prishtinës është i sigurt vetëm me Kryeministrin Abdixhiku dhe LDK-në, duke përdorur sloganin #LDK124.

Postimi i plotë:

Aty ku e ku e kalova fëmijërinë, mbrëmë kërkuam mbështetje për LDK-në dhe për ndryshimin që do ta bëjmë pas 9 shkurtit.

Faleminderit Nëndegës Mati 2 të LDK-së për pritjen e ngrohtë e me zemër plot. Faleminderit Pëllumbit për ftesën dhe organizimin.

Për lagjen ku u rrita e për të gjithë Prishtinën, është vetëm një garancë që përfaqësohet nga Kryeministri Abdixhiku: #LDK124.

#Netja69
#BëhuNdryshimi
#LDK124