Fiknete Bejta do të jetë kandidate për deputete nga radhët e LDK-së për Prishtinën.
Lajmin e ka bërë të ditur Bejta përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka theksuar se nominimi i saj për deputete vjen si rezultat i përkushtimit për t’i shërbyer vendit
“Me kënaqësi dhe entuziazëm të veçantë ju njoftoj se kam marrë nominimin nga LDK e Kryetari i saj Lumir Abdixhiku, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ky nominim vjen si rezultat i përkushtimit tim për t’i shërbyer vendit dhe për të ndikuar pozitivisht në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve.Ndjehem e nderuar për hapësirën që më është ofruar dhe ndjej përgjegjësi të veçantë që të angazhohem edhe më shumë si deputete e Kuvendit të Republikës sonë.Si profesoreshë fakulteti dhe këshilltare e Kuvendit të Kryeqytetit për dy mandate, me mbi 15 vjet përvojë dhe ekspertizë financiare, kam treguar se përkushtimi dhe puna ime e palodhur sjellin rezultate ndonjëherë edhe befasuese” ka shkruar Bejta në Facebook raporton “Gazeta Blic”
Ajo ka theksuar se angazhimin dhe përvojën do t’a vazhdojë në nivel kombëtar për të sjellë ndryshimin që na nevojitet.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me kënaqësi dhe entuziazëm të veçantë ju njoftoj se kam marrë nominimin nga LDK e Kryetari i saj Lumir Abdixhiku, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ky nominim vjen si rezultat i përkushtimit tim për t’i shërbyer vendit dhe për të ndikuar pozitivisht në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve.
Ndjehem e nderuar për hapësirën që më është ofruar dhe ndjej përgjegjësi të veçantë që të angazhohem edhe më shumë si deputete e Kuvendit të Republikës sonë.
Si profesoreshë fakulteti dhe këshilltare e Kuvendit të Kryeqytetit për dy mandate, me mbi 15 vjet përvojë dhe ekspertizë financiare, kam treguar se përkushtimi dhe puna ime e palodhur sjellin rezultate ndonjëherë edhe befasuese. Ky angazhim dhe përvojë do të vazhdojnë në nivel kombëtar, për të sjellë ndryshimin që na nevojitet.
Dëshiroj të kërkoj mbështetjen tuaj në këtë garë, nga ku nis një rrugë e gjatë përkushtimi dhe pune.
#rrugenebejmebashke
#BehuNdryshimi
#lumiri2025