Deputetja e LDK-së, Fitnete Bejta, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, si frymëzuesin më të madh të atdhedashurisë për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot “kujtojmë veprën e intelektuale dhe politike të Rugovës që i shërbeu popullit e shtetit tonë, e cila do të mbetet përjetësisht sfond ndriçues i të ardhmes sonë shtetformuese dhe prosperuese”.
Postimi i saj i plotë:
Presidenti Ibrahim Rugova është frymëzuesi më i madh i atdhedashurisë sonë për Kosovën. Ai është ideologu i rrallë që e pa Kosovën shtet nga largësia e kohërave të errëta, duke e orientuar popullin tonë me mençuri drejt vlerave të demokracive perëndimore.
Sot, në ditëlindjen e tij, kujtojmë veprën e intelektuale dhe politike të Rugovës që i shërbeu popullit e shtetit tonë, e cila do të mbetet përjetësisht sfond ndriçues i të ardhmes sonë shtetformuese dhe prosperuese.