Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, thotë se kryeqyteti meriton trajtimin e duhur, dhe ai do të vijvë vetëm me LDK-në, raporton GazetaBlic.
Bejta thotë se 1.5 miliardë euro janë më shumë se një investim, është një angazhim për të ngritur më lartë qytetin dhe jetën e secilit qytetarë.
Postimi i plotë:
Dardania, lagjja e kryeqytetit ku jetoj tani, u bë shtëpi për një pritje të paharruar për LDK-në.
Kryeqyteti meriton trajtimin e duhur, dhe ai do të vijë vetëm me LDK-në, vetëm me kryeministrin Abdixhiku.
1.5 miliardë euro janë shumë më tepër se një investim—është një angazhim për të ngritur më lart qytetin dhe jetën e secilit prej nesh.
Më 9 shkurt, Kosova do të fitojë, sepse beson në LDK-në dhe vizionin e saj.
#Netja69 #BëhuNdryshimi #LDK124


