Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka marrë pjesë në promovimin e libirt publicistik ‘Rrëfime nga Ferri 99”, nga autori Dan Ibrahimi.
Bejta tutje thotë në këtë libër bëhet fjalë për tmerret e luftës nga ata që përjetuan krimet e Serbisë.
Postimi i plotë:
Me shumë dëshirë mora pjesë në ceremoninë e promovimit të librit publicistik “Rrëfime nga Ferri ’99” nga autori Dan Ibrahimi, ku flitet për tmerret e luftës nga ata që panë me sy e përjetuan në trupat e tyre krimet e llahtarshme të Serbisë.
Ruaj një respekt të veçantë për Danin, pasi që ai i ka kontribuar në vazhdimësi evidentimit të krimeve ndaj shqiptarëve. Mes librave publicistikë e përmbledhjeve me poezi, ai ka edhe një libër që shtjellon masakrën e vitit 1921 në zonën e Gollakut.
Ju ftoj që ta lexoni librin më të ri, por edhe librat e mëhershëm të Danit.