Geek

Bëjini update telefonit tuaj iPhone! Apple ngre alarmin, ja cili është shkaku

08/20/2022 15:42
nga:Gazeta Blic

Kompania Apple tha se një e metë e tyre po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, duke u bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të software-it.

Ky përditësim u lançua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej një dobësi që hakerët po e shfrytëzonin. Në lidhje me këtë lajm vetë kompania amerikane ka reaguar duke thënë se:
Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët. Problemi i gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin kontrollin e pajisjeve, duke pasur qasje në çdo të dhënë apo aftësi të pajisjeve.

Përditësimi është lançuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme. Prandaj nëse ende nuk i keni dhënë update iPhone tuaj, bëjeni tani.

Rikujtojmë gjithashtu se Apple u ka kërkuar së fundmi punonjësve të kthehen në zyrë duke nisur nga shtatori. Në një mesazh të dërguar nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u kërkohet punonjësve të kthehen në zyra të paktën 3 herë në javë. “Marrëdhënia ndërpersonale mes punonjësve është shumë thelbësore për kulturën tonë”,- thuhet në mesazhin e Cook.

Duke nisur nga 5 shtatori, punonjësit e selisë qendrore të Apple dhe zyrave të tjera rreth saj, do të duhet të kthehen në punë të martave dhe të enjten, si dhe një ditë tjetër që do t’i përcaktohet nga përgjegjësit dhe menaxherët.

“Punonjësit e Apple në pjesë të ndryshme të botës do të kthehen në orare të ndryshme në varësi të rrethanave”, -shton Cook në mesazhin e tij. ‘Financial Times’ shkruan se kjo nuk është hera e parë që Apple njofton rikthimin në zyrë.