Lajme

“BE’ja nuk na njeh si shtet” – Humolli kërkon ndaljen e kësaj natyre të dialogut: Është interes i vendit

09/19/2023 17:52
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministri Kurti fjalët që ia tha të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet t’i adresojë tek Bashkimi Evropian.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic e thekson si gabuar qasjen e kryeministrit Kurti, karshi Lajçakut.

“Është gabim goditja e Lajçakit, ai është përfaqësues i BE-së dhe këto fjalë që ia thotë duhet të adresohen në BE. Ndalimi nga rruga e gabuar, sa më shpejt e sjellë paqen në Ballkan”, tha Humolli.

Humolli shton se BE-ja nuk na njeh si shtet dhe sipas tij është normale që Lajçak të mbajë anën e Serbisë, në dialog.

“BE-ja nuk na njeh si shtet, është normale që është pro serb, për ta parë të gjithë Lajçakun tregon injorancën politike në Kosovë dhe të udhëheqëve të shtetit tonë”, shton Humolli.

Sipas tij, interes i vendit tonë është që të ndalohet sa më shpejt kjo natyrë e dialogut.

“Të ndalet kjo natyrë e dialogut sa më shpejt, është interes i vendit”, tha Humolli për GazetaBlic.