Sporti

Bëhuni gati, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova luftojnë pas pak për medaljet e arta në Tbilisi

03/24/2023 13:51
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i zhvillojnë pas pak finalet e tyre në Grand Slamin e Tbilisit.

Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorovam, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo përballje vlen për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në anën tjetër, një super finale në kategorinë deri në 57 kilogramë pritet të jetë ajo mes kampiones tonë kosovare, Nora Gjakova dhe kundërshtares së saj nga Serbia, Maria Perisic.

Blloku final fillon në ora 14:00, ‘GazetaBlic’ do të ju mbajë vazhdimisht të informuar për rrjedhën e dy përballjeve të xhudisteve tona kosovare.

/GazetaBlic Sport/