Lajme

Behrami: Vendimi i Gjykatës Speciale është shkelje e të Drejtave të Njeriut

08/19/2025 12:02
nga:N K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit të Speciales për kufizimin e vizitave të Hashim Thaçit me 11 persona.

I njejti, në një postim ne rrjetin e tij social, Facebook, tha se vendimi i Gjykatës Speciale është shkelje e të Drejtave të Njeriut, transmeton Gazeta Blic.

Behrami shtoi se vendimi është pjesë e skenarit të Gjykatës për të bërë drama dhe spektakle.

“Është vendim krejtësisht jashtë kontekstit kohor. Është pjesë e skenarit të Gjykatës për të bërë drama dhe spektakle.
Megjithatë, është shumë e dhimbshme se si Gjykata i aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolim total të Presidentit Thaçi.
Ju ka mbetur vetëm ta dërgojnë në Hanë për ta izoluar krejtësisht, se izolimi që po ia bëjnë në Hagë po u duket pak!
Por, kot e keni. Asnjëherë nuk do të mund ta shkëpusni nga populli”, tha Behrami.