Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” për financimin e mbrojtjes së tij, ndërkohë që Thaçi është përballë Prokurorisë së Gjykatës Speciale, raporton GazetaBlic.
Behrami e ka cilësuar ministrin Hekuran Murati si të pa informuar për këto kërkesa dhe ka theksuar kontradiktat në qëndrimet e qeverisë, duke i akuzuar për mbështetje të figurave të dyshimta si Martin Berishaj, Nagip Krasniqi.
Ai ka përfunduar me një kritikë ndaj qëndrimeve të VV-së dhe Gjykatës Speciale, duke thënë se ata po humbasin betejën për të ndërruar historinë.


