Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka njoftuar se së bashku me Idriz Thaçin, vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi, morën pjesë në konventën e PDK-së ku u prezantua kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, raporton GazetaBlic.
Behrami shkroi se Hamza është “kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, duke nënkuptuar besimin e plotë të partisë në fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme.


