Lajme

Behrami: Rezoluta për Hagën të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit

02/12/2026 09:00
nga:Genita C

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se fokusi kryesor i partisë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë epilogu i procesit në Hagë, raporton GazetaBlic.

Ai ka bërë thirrje që ndër vendimet e para të Kuvendit të Kosovës të jetë miratimi i një Rezolute për respektimin e standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas Behramit, rezoluta e hartuar nga ekspertë të pavarur synon garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarve, si dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit ndërkombëtar.