Lajme

Behrami: PDK në pesë vitet e fundit ka rekomanduar mbi 350 amandamente, asnjë nuk ka kaluar

02/20/2026 13:17
nga:Sh R

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka numëruar se përgjatë pesë viteve të fundit, kjo parti ka rekomanduar mbi 350 amandamente dhe se asnjë nga to nuk ka kaluar. E për këtë ai kërkon që të përfundojë logjika e dominimit dhe diktatit.

“PDK në pesë vitet e fundit ka rekomanduar mbi 350 amandamente. Asnjë nuk ka kaluar! Logjika e dominimit dhe diktatit duhet të përfundojë”, ka shkruar Behrami.