Lajme

Behrami: Nga 12 m² të qelisë, Thaçi frymëzoi më shumë shqiptarë sesa liderët politikë në Kosovën e lirë

05/05/2026 13:15
nga:Genita C

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi përgjatë pesë vjetëve të fundit ka frymëzuar shqiptarët nga 12 metra/katrorë të qelisë së tij.

Behrami theksoi se ish-kreu i UÇK-së ka frymëzuar më shumë shqiptarë nga qelia e Hagës, sesa shumë liderë politikë me 11 mijë km² të Kosovës së lirë.

“Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12 m² të qelisë së tij, sesa shumë liderë politikë me 11 mijë km² të Kosovës së lirë!”, ka shkruar ai.