Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaci, ka thënë se pikërisht në përvjetorin e intervenimit të NATO-s për parandalimin e gjenocidit, Gjykata Speciale mbanë seancën e radhës, që sipas tij, vazhdon përpjekjet për të rishkruar historinë e luftës.
Tutje, Behrami tha se udhëheqësit e UÇK-së që sot po mbahen në Hagë ishin në koordinim të plotë me NATO-n dhe Perëndimin 23 vjet më parë.
“Prokuroria e Gjykatës Speciale vazhdon t’i fsheh provat shfajësuese për krerët e UÇK-së, vazhdon t’i rrisë dosjet me dëshmitarë, të cilët fare nuk e dinë që kanë përfunduar në listat e tyre”, ka shkruar Behrami.
Kujtojmë se sot është 23 vjetori i intervenimit të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë.
Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Memli Krasniqi nderon pilotët amerikanë


